Mbappe pranon kushtet e Real Madridit, ja kur pritet të prezantohet zyrtarisht

18 Maj 2022
8:07
Alfred Lleshi
back button

Kylian Mbappe ka rënë dakord me Real Madridin, konfirmon sot “GOAL”, me transferimin e yllit të PSG që do të shpallet pas finales së Ligës së Kampionëve. Mbappe-s i ka mbetur vetëm një për ta mbyllur kontratën e tij aktuale me PSG-në. Parizienët janë përpjekur dëshpërimisht ta mbajnë pasurinë e çmuar me një zgjatje të kontratës.

Fituesi i Kupës së Botës më 2018 ka këmbëngulur se do të presë deri në fund të sezonit, përpara se të marrë një vendim përfundimtar për të ardhmen e tij. Gjithsesi, Real Madridi tani është i sigurt se do t’i sigurojë shërbimet e tij falas.

“GOAL” ka mësuar se Real Madridi ka arritur një marrëveshje me Mbappe pas katër muaj negociatash dhe tani kanë mbetur vetëm disa detaje të vogla për t’u finalizuar, përpara se të shpallet marrëveshja.

“Los Blancos” po presin gjithashtu që francezi të konfirmojë largimin e tij nga PSG, gjë që ai mund ta bëjë menjëherë pas ndeshjes së fundit të sezonit 2021-2022 kundër Metz, më 21 maj. Mbappe ka ëndërruar gjithmonë të luajë në “Santiago Bernabeu” dhe Real Madridi ka qenë i bindur se do ta merrte atë.

Edhe nëse Mbappe do ta njoftojë largimin e tij nga PSG në ditët në vijim, Real Madridi nuk planifikon ta bëjë publik transferimin e tij në “Bernabeu” deri pas finales së Ligës së Kampionëve.

Gjigantët spanjollë do të synojnë Champions-in e tyre të 14-të, kur të përballen me Liverpool-in në “Stade de France” më 28 maj. Klubi i bardhë nuk do që asnjë marrëveshje jashtë fushës të largojë vëmendjen nga përgatitjet e Carlo Ancelottit për finalen.

Mbërritja e Mbappe në Madrid ka të ngjarë të konfirmohet në fillim të qershorit, “GOAL” kupton se prezantimi zyrtar në “Bernabeu” do të shtyhet derisa të kthehet nga detyra ndërkombëtare me Francën, më 13 qershor.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit