Mbappe pritet me bukë e kripë në Moldavi

21 Mars 2019
17:46
back button

Pasditen e së enjtes, lojtarët e përfaqësueses franceze kanë mbërritur në Chisinau ku do të luajnë kualifikuesen e parë të Euro 2020. 

Në faqen zyrtare të Twitter, kampionët e botës kanë publikuar dy foto ku Mbappe dhe Sissoko janë pritur me bukë e kripë. 

Buka është servirur nga vajza të bukura me veshje tradicionale moldave. 

Skuadra e Didier Deschamps do të luajë ditën e premte ndeshjen e parë kualifikuese ndaj Moldavisë në “Stadionul Zimbru” të Chisinau-t. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit