Mbappe shkruan historinë e PSG ndaj një ekipi “kalçetoje” por episodi i fundit me Neymar ngjall disa dyshime (PAMJET)

24 Janar 2023
0:23
Telesport
back button

Me një ‘manita te vogel” historike dhe në mungesë të Lionel Messit për shkak të pushimit, Kylian Mbappe “organizoi” festën e tij me Paris Saint Germain, i cili kaloi rehat në fazën e 16-të të Kupës së Francës, me një rezultat 7-0 kundër ekipit teper modest Pays de Cassel, i cili garon në Divizionin e Gjashtë rajonal.

Me vetëm njëmbëdhjetë minuta diferencë, në pjesën e parë, sulmuesi francez kishte nënshkruar tashmë një hat-trick, të cilin më vonë e beri “5” duke u bere lojtari i parë në historinë e PSG-së që shënon kaq shumë gola në një ndeshje zyrtare.

Për skuadrën e vogel e cila e zhvendosi shtëpinë e saj në Lens për shkak të modestisë dhe kapacitetit të ulët të stadiumit qe zoteron, mjaftoi nje short me një rival që vlen 900 milionë euro te investuara, teksa vetëm 400 mijë euro jane investuar te skuadra e vogel…

Mbappe mori skenen dhe ne kete “stervitje” te vogel moren pjese edhe Neymar dhe Soler. Pikerisht pas perfundimit te ndeshjes, teksa ekipi vendas ishte duke u duartrokitur nga tifozeria dhe priste te nderronte fanelat, Mbappe therret Neymar disa here teksa me pas i afrohet dhe i thote dicka. Braziliani reagon thjesht duke shtremberuar gojen dhe buzet e tij… duke u larguar me pas.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit