Mbappe “tërbon” Tuchel dhe PSG, refuzon shiringat përpara Champions

10 Gusht 2020
20:29
Eraldo Harlicaj
back button

Kylian Mbappé është rikuperuar, edhe pse do të duhet ta fillojë maksimumi nga pankina të mërkurën kundër Atalanta, në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve.

Sipas raportimeve nga mediat franceze, sulmuesi nuk pranoi t’i nënshtrohej infiltrimeve qetësuese për të provuar të vendoset në fushë që në minutën e parë: Mbappé u dëmtua dhe doli në lot gjatë PSG-Saint-Etienne, finalja e Kupës Franceze në 24 korrik, ndaj Tuchel nuk do të jetë në gjendje ta ketë në dispozicion për 90 minuta, por vetëm ndoshta një pjesë loje.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit