Mbappe zbulon dashurinë e tij karshi Milanit: “Ndodhi kur isha i vogël aq sa i premtova vetes se…”

24 Maj 2022
23:05
Telesport
back button

Kylian Mbappé, qe sapo ka rinovuar me PSG-në, i intervistuar nga Gazzetta dello Sport, u ndal te lidhja qe ka ai me Milanin dhe ngjyrat kuqezi. Ne fakt, ne internet ekziston nje foto qe e sheh me fanelen kuqezi kur ishte i vogel…

Kampioni francez ka shpjeguar pse kjo dashuri per ngjyrat e Milanit: “Lidhja ime me Milanin është e veçantë. Si fëmijë kam pasur një dado italiane dhe kam kaluar shumë kohë me familjen e saj, të gjithë tifozë te Milanit.

Kështu, falë tyre edhe unë brohorisja per kuqezinjtë dhe ndiqja shumë ndeshje të Milanit. Gjithmonë thosha: nëse luaj në Itali do të ishte vetëm Milani. Nga ana tjetër, nëse do të kisha thënë ndryshe, ata do të me kishin vra*re…

Pertej shakave! Nuk mund të mos përgëzoj Milanin për Scudetton e fituar. Kam shume miq francezë dhe Ibrahimovic, një legjendë që e respektoj shumë dhe me te cilim kam nje raport te shkelqyer”.

Kujtojme qe Mbappe kohe me pare ftoi te ditelindja e tij Ibrahimovic, ndersa gjithashtu shpesh ai ka postuar lajme per golat e Zlatanit duke i thurur lavde legjendes suedeze qe fitoi titullin ne Serie A ne moshen 40 vjecare.

Ylli i PSG-së pas rinovimit: “Kam folur edhe me Liverpool-in, ata janë skuadra e preferuar e mamasë sime. Verën e kaluar desha Realin, më pas gjërat ndryshuan, jo vetëm në fushë. Më vjen keq që Italia nuk është në Kupën e Botës, veçanërisht për miqtë e mi Donnarumma dhe Verratti “

Lajme të tjera

Lajmet e fundit