“Mbappe? Zbulova gjithçka në tv”, Kimpembe: Ja kush është gjeniu i PSG-së

24 Maj 2022
18:09
Denis Hakanaj
back button

Paris Saint-Germain është në festë pasi fundjavën e kaluar Kylian Mbappe ka lajmëruar bashkë me presidentin Al-Khelaifi se ka rinovuar kontratën.

Ylli francez, në fakt, ka zgjedhur të mos transferohet te Real Madrid, siç ëshhtë folur në javët dhe muajt e kaluar në mediat ndërkombëtare sportive.

Sulmuesi ka vendosur të qëndrojë në Francë duke zgjedhur dashurinë për “shtëpinë” e tij. Një vendim ai i rinovimit, që është pritur me shumë gëzim, por dhe me befasi, nga ana e shokëve të skuadrës. Këtë e ka konfirmuar mbrojtësi i PSG-së, Presnel Kimpembe.

I ftuar gjatë një eventi për bamirësi në Milano, Kimpembe ka folur në një intervistë të dhënë për Sky Sport në lidhje me vendimin e marrë nga Mbappe.

“Rinovimi i Mbappe? Nuk dinim asgjë, e kemi zbuluar në tv. Jemi shumë të gëzuar që do ta kemi në ekip edhe për sezonet e ardhshme”, ka thënë mbrojtësi.

Më pas, Kimpembe është pyetur në lidhje me fytyrë shumë të njohur për popullin italian: “Verratti? Ai është një gjeni”, kanë qenë fjalët e yllit të PSG-së.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit