Mbappe zgjedh veten dhe dy të tjerë si favoritët për Topin e Artë

13 Gusht 2022
14:36
Denis Hakanaj

Kylian Mbappe ka zbuluar tre favoritët për çmimin e ardhshëm të Topit të Artë. Shoku i skuadrës së Mbapppe në Paris Saint-Germain, Lionel Messi, ishte një përjashtim befasues nga lista e ngushtë me 30 lojtarë për çmimin.

Messi është nominuar për çmimin prestigjioz çdo vit që nga viti 2005 dhe e ka fituar shtatë herë. Por sulmuesi argjentinas nuk u përfshi këtë herë, duke i lënë Mbappe një shans për ta fituar çmimin prestigjioz.

Dhe ai mendon se vetëm ylli i Real Madrid-it, Karim Benzema dhe ylli i Bayern Munich, Sadio Mane, mund ta mposhtin. Mbappe i tha France Football: “Tre  favoritët, sipas mendimit tim? Unë do të thosha Benzema, unë dhe Mane”.

Mane shënoi 18 gola në 37 ndeshje në Premier për Liverpool sezonin e kaluar, duke e ndihmuar ekipin të fitojë FA Cup dhe Kupën e Ligës përpara se të shkonte te Bayern.

Ndërsa Benzema e udhëhoqi Real Madrid-in drejt triumfeve në La Liga dhe Champions League, me 44 gola në 46 ndeshje të luajtura në të gjitha kompeticionet.

Dhe Mbappe bëri shaka se Benzema duhet të harrojë Topin e Artë nëse nuk do ta fitojë këtë vit. Ai shtoi duke lavdëruar shokun e kombëtares:

“Unë do të thosha se ky vit është një sukses për Benzema. Ai është 34 vjeç, sapo ka kaluar sezonin e jetës së tij, ka fituar një tjetër Champions League dhe shpesh është vendimtar… Nëse do të isha unë. Karim, nëse nuk do e fitoja, do ta harroja përgjithmonë Topin e Artë”, ka thënë Mbappe duke qeshur.

Por Mbappe dhe Co ende duhet të përballen me kërcënimin e Cristiano Ronaldos, i cili gjithashtu është në garë për çmimin. Sulmuesi veteran ka arritur të shënojë 24 herë në 37 ndeshje për Manchester United sezonin e kaluar.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit