Mbaron makthi, Barcelona heq qafe dështimin e madh të merkatos!

29 Qershor 2020
22:14
Eraldo Harlicaj
back button

Arda Turan e mbyll karrierën e tij me Barcelonën 5 vjet pas blerjes së tij për 34 milionë euro nga Atletico Madridi. Turku ka qenë një lojtar problematik dhe kurrë nuk arriti të përmbushte pritshmëritë.

Kampionët e Spanjës e huazuan te Basaksehiri me shpresën që mund të ringjallej, por turqit e kthyen mbrapsht. Mesfushori u bë më shumë lajm për problemet jashtë fushe se sa për kontributin e tij në tapetin e gjelbërt.

Kontrata e tij e mbaron më 30 qershor dhe dita e nesërme do të jetë e fundit për të me fanellën e katalanasve. 33-vjeçari nuk luan prej janarit, ndërsa karriera e tij tashmë është në udhëkryq.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit