Mbaron pushimi i “Maestro”-s Pirlo, pas 1 viti nga shkarkimi me Juventusin gati rikthimi në Serie A pranë ish-drejtuesit të tij

27 Maj 2022
18:24
Telesport
back button

Sipas asaj që raportohet nga Sportmediaset, Andrea Pirlo është në pole position për të marrë vendin e Fabio Pecchias në stolin e Cremonese. Ish-lojtari i Milanit dhe Juventusit do t’i rikthehej kështu stërvitjes pas një viti pauzë nga ndarja me bardhezinjtë.

Pirlo do të shkonte në një vend si Cremona, që gjen sërish kryesues pas shumë vitesh. Alternativa do të çonte te Max Alvini, i freskët nga aventura pozitive te Perugia, me të cilën lidhet me kontratë deri në vitin 2024, por në këtë moment do të favorizohej qartësisht ‘Maestro’ Pirlo.

Pirlo do te ishte ideja e ish-drejtuesit te Milanit qe e njeh mjaft mire duke qene se po flasim per Ariedo Braida qe ka ndertuar sukseset kuqezinjte. Pirlo fitoi me Juventusin ne eksperiencen e tij te pare Kupen e Italise dhe Superkupen.

Ai arriti ne fund te kape vendin e katert pasi Napoli beri hara-kiri duke barazuar ndaj Verona-s ne Maradona Stadium. Bardhezinjte menjehere e shkarkuan Pirlon qe me pas nuk sterviti askund dhe po priste nje projekt pa shume presione.

Cremonese u kthye ne Serie A pas shume dekadash dhe per kete arsye kerkon te prezantohet me nje projekt te mire. Ne anen tjeter duhet thene se Udinese gjithashtu pritet te ndryshoje trajner dhe te mare nje te ri, kurse duket se Gotti do te mare vendin e Motta-s te Spezia.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit