Mbërrijnë me traget tifozët e parë të Romës për finalen e Conference League

24 Maj 2022
12:06
Telesport
back button

Përmes tragetit të linjës Bari-Durrës, kanë mbërritur në Tiranë tifozët e parë të Romës, që do të mbështesin skuadrën e tyre në finalen e Conference League, që do të zhvillohet në “Air Albania” ditën e mërkurë.

Mësohet se rreth 100 tifozë kanë mbërritur në port, të gjithë të organizuar e shoqëruar nga forcat e rendit, për t’u akomoduar më pas në autobuzët e vënë në dispozicion. Disa do të akomodohen në Tiranë e disa në Durrës.

Këta janë tifozët e parë të skuadrës italiane që mbërrijnë në Shqipëri, teksa numri i tyre pritet të rritet edhe më shumë oët në vijim dhe ditën e nesërme. Në finale, skuadra e Romës do të luajë ndaj holandezëve të Feyenoord.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit