Mbërrin lojtari që do të shpëtojë Milanin, sot i pranishëm në “San Siro”

9 Dhjetor 2018
12:24
Telesport
back button

Ka nisur zyrtarisht sot aventura e tij si lojtar i Milanit. Në aeroportin “Malpensa” të Milanos ka mbërritur sot paradite fantazisti brazilian Lucas Paqueta, përforcimi i radhës i skuadrës kuqezi, që pritet të debutojë në janar me Milanin e trajnerit Gennaro Gattuso. Lojtari ishte nisur dje në mbrëmje nga Rio de Zhaneiro dhe sot ka zbarkuar në Milano. Madje po sot në mbrëmje do të jetë në “San Siro” për të parë ndeshjen Milan-Torino.

Të hënën, Lucas Paqueta do të kryejë vizitat mjekësore dhë më pas do të qëndrojë disa ditë në Milano për të gjetur një shtëpi. Prezantimi i tij te Milani do të bëhet në janar, pasi lojtari do të rikthehet në Brazil për të kaluar festat e fundvitit. “Jam shumë i lumtur që ndodhem në Milano. Zgjodha këtë ekip për historinë që ai ka në futbollin botëror”, tha Paqueta pas mbërritjes në Itali, ku është pritur edhe nga disa qindra tifozë kuqezinj.

Telesport është krenar që bashkëpunon me Krowd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/krowd9 për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Krowd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit