Mbështeti Putin dhe pushtimin rus, kampioni olimpik pezullohet 9 muaj nga garat

23 Prill 2022
9:45
Telesport
back button

Notari rus Evgeny Rylov do të mungojë në të gjitha eventet ndërkombëtare për 9 muaj. Është ky vendimi i marrë nga komisioni i disiplinës pranë Federatës Ndërkombëtare e Notit (FINA), e cila ka pezulluar kampionin olimpik të garave 100 dhe 200 metra shpinë.

Arsyeja? Notary ka mbështetur fisa herë publikisht pushtimin që Rusia i bëri Ukrainës, duke përkrahur presidentin Vladimri Putin dhe vendimet e tij. “Vendimi për pezullimin e Rylov është si pasojë e sjelljeve të tij në një event sportiv të notit të zhvilluara në stadiumin Lushniki të Moskës, më 18 mars të këtij viti”, thuhet në deklaratë.

Një skualifikim më së shumti simbolik për kampionin olimpik, pasi si notarët e Rusisë ashtu dhe ata të Bjellorusisë nuk lejohen të garojnë në evente ndërkombëtare të këtij sporti deri në fund të këtij viti.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit