“Mbështetje vetëm për një ekip në këto momente”, gjiganti italian me mesazh të bukur!

20 Mars 2020
15:50
back button

Italia po kalon një moment shumë të vështirë për momentin, me Coronavirusin që ka gjunjëzuar thuajse të gjithë vendin. Shteti fqinj është vendi më me shumë vdekje në Botë nga virusi i tmerrshëm dhe mesazhet për të qenë të bashkuar në këtë luftë kanë qenë të shumtë.

Një të tillë e ka dhënë edhe Roma ditën e sotme. Klubi verdhekuq, me anë të një videoje në rrjetet sociale ka dhënë mesazhin e saj. Në video shfaqet sulmuesi Edin Dzeko, i cili kërkon që mbështetja më e madhe të jetë për mjekët, infermierët dhe qytetarët e Italisë.

“Në pritje për t’u rikthyer, tani duhet të mbështesim të gjithë një ekip: atë të mjekëve, infermierëve dhe gjithë qytetarëve të Italisë. Ne jemi një ekip, forca!”, shprehet Dzeko.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit