Mbeti pa sulmues, Chelsea kërkon të rikthejë Eden Hazard

22 Tetor 2021
12:14
Telesport
back button

Dëmtimet e sulmuesve Romelu Lukaku dhe Timo Werner kanë rikthyer situatën alarmante te skuadra e Chelsea. Drejtuesit e “blues” po përgatiten të ndërhyjë në merkaton e janarit për të plotësuar boshllëqet e krijuara.

Sipas mediave spanjolle (El Nacional), skuadra londineze kërkon të rikthejë në “Stamford Bridge” sulmuesin belg Eden Hazard, i larguar në vitin 2019. Gjatë këtyre dy sezoneve e gjysmë në Madrid, ai asnjëherë nuk ka shkëlqyer me “merengues”.

Për këtë arsye, Chelsea është gati të negociojë me “los blancos” për sulmuesin 30-vjeçar, që në Londër ka shkëlqyer me fanellën e Chelsea. Nuk ka për të qenë një operacion i lehtë merkato, por mësohet se palët kanë nisur bisedimet.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit