Mbi 6.500 jetë të humbura, shifrat e tmerrshme të Katar 2022

23 Shkurt 2021
17:44
Denis Hakanaj
back button

Mbrapa festës së madhe me të cilën pritën në Doha lajmin për organizimin e Botërorit 2022 në Katar fshihen shifra të frikshme.

Çdo ditë, në fakt, shtohen viktimat mes punëtorëve, pothuajse të gjithë të huaj, që punojnë për ndërtimin e stadiumit dhe infrastrukturave të tjera të kompeticionit.

Sipas një hetimi të së përditshmes britanike The Guardian, për momentin janë mbi 6.500 punëtorët emigrantë që kanë humbur jetën në kantieret e realizuar për të pritur vitin e ardhshëm kompeticionin më të rëndësishëm të futbollit botëror.

Punëtorët e vdekur janë kryesisht nga India, Nepali dhe Bangladeshi, por edhe nga Pakistani, Sri Lanka, Filipne dhe nga Kenia dhe punonin në kushte çnjerëzore për të respektuar afatet për ndërtimin e një numri strukturash të paprecedentë në një zonë gjeografike që nuk kishte asnjë.

Përveç shtatë impianteve sportive të reja dhe restaurimit të 4 të tjerëve, ka edhe rrugë, aeroporte, infrastruktura për mjetet publike, hotele dhe krijimin e qyteteve të tërë, të projektuar mbi qendra urbane ekzistuese.

Një kantier gjigant ndërtimi kombëtar që po i kushton jetën shumë punëtorëve të privuar nga të drejtat dhe shpesh të harruar nga makina burokartike pak transparente e Katarit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit