Mbi 9 mln euro për ndeshjen me City-n, Nunez i kushton shtrenjtë Liverpool-it

28 Nëntor 2023
14:47
Denis Hakanaj
back button

Faqet e para të gazetave angleze janë të gjitha për Darwin Nunez këto ditë.

Sulmuesi i Liverpool u bë protagonist i një debati të bujshëm me Pep Guardiolën, i cili shkaktoi shumë diskutime pas ndeshjes kundër Manchester Cityt. Por jo vetëm.

Prania e uruguaianit të shtunën e kaluar rëndoi edhe në arkat e Të Kuqve, të cilëve iu desh të paguanin plot 9 milionë euro për këtë rast.

Arsyeja? Sipas asaj që raporton Mirror, ndeshja ndaj Citizens ishte paraqitja e 60-të e Darwin me fanellën e Liverpool-it.

Sipas kontratës së blerjes së lojtarit nga Benfica – korrikun e 2022-shit – ky numër paraqitjesh do të kishte aktivizuar një bonus për arkat e klubit portugez.

Pra, jo vetëm sherri me Pep Guardiola-n, por edhe çmimi i lartë për t’u paguar.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit