Mbi 900.000 euro në javë, United tronditet nga kërkesa e yllit

18 Prill 2021
10:16
Denis Hakanaj
back button

Paul Pogba ka kërkuar një rritje tëçmendur rroge për të rinovuar kontratën me Manchester United.

Sipas Daily Star, francezi kërkon të paguhet 500 mijë sterlina në javë (rreth 577 mijë euro) për të zgjatur marrëveshjen e tij përtej vitit 2022.

Duke i shtuar rrogëz bazë edhe të ardhurat nga të drejtat e imazhit, kampioni i botës do të fitonte përafërsisht 800 mijë sterlina në javë (923 mijë euro).

Pogba, 28 vjeç, e di se kontrata e tij e ardhshme mund të jetë kontrata e fundit e madhe e karrierës së tij.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit