Mbijetoi pas aksidentit horror, pilotja adoleshente sërish në pistë pas 4 muajsh

6 Mars 2019
18:56
Telesport
back button

Pilotja 18-vjeçare gjermane Sophia Floersch, që më 18 nëntor të vitit të kaluar ishte protagoniste e një aksidenti të frikshëm në garën e Formula 3 të zhvilluar në Makau është rikthyer sot në pistë. Floersch ka pilotuar sot makinën e saj, 4 muaj pas atij aksidenti horror, në testet e zhvilluar në pistën e Monza.

Floersch u përplas me barrierat mbrojtëse që ndodheshin anash pistës, në një kthesë, teksa fluturonte me makinat e tjera me 170km/orë. Aksidenti bëri xhiron e botës, por ndodhi një mrekulli që pilotja arriti të dalë gjallë nga makina. Pas një operacioni, ajo u rikthye një javë pas aksidentit në vendlindje dhe sot ka hipur sërish në një makinë garash.

Jam shumë e lumtur”, tha Sophia Floersch, 18 vjeçe, që ka deklaruar se aksidenti nuk do ta ndalë nga dashuria që ajo ka për garat me makina. Në atë aksident u dëmtuan edhe një komisar i garës dhe 2 kameramanë, për fat pa pasoja.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit