“Mbijeton vetëm 70 minuta”, aplikacioni shkatërroi transferimin e Boateng te Man.United

16 Tetor 2019
22:55
back button

Gjatë merkatos së verës dukej sikur Jerome Boateng do të largohej nga Bayern Munich pas 8 sezonesh, me Juventus që kryesonte listën e klubeve të interesuara, ndikuar nga dëmtimi i Chiellini, por ishte trajneri Sarri ai që vuri veton, duke prishur çdo tratativë.

Akoma përpara Juventus, Boateng ishte përfolur për një transferim të mundshëm te Manchester United. Kur tashmë kanë kaluar disa muaj nga ato tratativa të dështuara, me Boateng që qëndroi te bavarezët, është gazeta “The Athletic” që zbulon motivet e transferimit të parealizuar te Djajt e Kuq.

Një bazë të dhënash te United, e përdorur për të lexuar dhe analizuar të dhnëat e e një numri të madh futbollistësh të shpërndarë nëpër botë, evidentoi faktin se mbrojtësi i përfaqësueses së Gjermansië nuk përballon dot më shumë se 70 minuta në fushë.

Një element me spesor, por problemet e shumta fizike të kohëve të fundit bënë që struktura teknologjike e përdorur nga drejtuesit e klubit britanik për merkaton të refuzonte transferimin e Boateng. Klubi zgjodhi të besojë dhe investojë te Maguire, duke shpezuar shifra stratosferike.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit