Mbledhje sekrete te Real Madrid, një gjerman merr vendin e Solarit

21 Janar 2019
14:13
back button

E ardhmja e Solarit nuk ka asnjë dyshim. Argjentinasi do t'i japë fund qëndrimit të tij si trajner i Real Madridit në qershor, kohë në të cilin do të arrijë dikush me më shumë reputacion, pavarësisht nga rezultatet që ai do arrijë.

Ndërkohë që opsioni i Mourinhos është i paqëndrueshëm, disa emra mbeten në krye të agjendës së Florentino Perez, si Allegri ose Pocchetino, por kandidati fitues është Joachim Low. Kështu ka zbuluar media spanjolle Don Balon, që besojnë se 25-vjeçari është emri i përzgjedhur nga një takim i drejtuesve të "Los Blancos".

Trajneri gjerman nuk do të qëndrojë në detyrë për shumë kohë. Low beson se ka ardhur koha t’i thotë lamtumirë Gjermanisë dhe federata, e zhgënjyer me rezultatet e tyre të fundit, nuk do të nxjerrë pengesa në largimin e tij.

Nga dhomat e zhveshjes së Realit thërrasin për Low. Gjermani është opsioni më i preferuar, në sajë të përvojës së tij, filozofisë së tij dhe marrëdhënieve të tij me lojtarët.

Por fjala e fundit i takon Perezit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit