“Mbretëresha e dëborës” fiton Kupën e Botës, titulli i pestë në karrierë

20 Mars 2023
12:41
Telesport
back button

Sezoni 2022-2023 në sportin e skive u mbyll me triumfin e skiatores amerikane Mikaela Shiffrin, që këtë sezon dhuroi emocione të jashtëzakonshme. Skiatorja 28-vjeçare u shpall fituese e garave të Kupës së Botës, duke grumbulluar në total 2,206 pikë, gati 1000 pikë më shumë se vendi i dytë.

Në renditjen e përgjithshme, Shiffrin nuk pati rivale, duke lënë pas zviceranen Lara Gut-Behrami (1,217 pikë, e dyta) dhe sllovaken Petra Vlhova (1,125 pikë, e treta). Skiatorja amerikane fitoi edhe kupën e garës së disiplinës së gjigandit, ku dhe triumfoi në garën e fundit sezonale, në Soldeu të Andorës.

Kjo është hera e pestë në karrierë që Mikaela Shiffrin shpallet fituese e Kupës së Botës në ski. Këtë sezon ajo arriti edhe rekordin e 88 fitoreve në garat e Kupës së Botës, absolute në garat e skive alpine, më e mira në histori si për femra ashtu dhe për meshkuj.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit