Mbretëresha e fitnesit: Një skuadër e tërë më ka… (foto + video)

12 Janar 2020
15:04
back button

Quhet Tammy Hembrow dhe është një nga modelet e fitnesit më të ndjekura në rrjetet sociale. Profili i saj në Instagram ka më shumë se 10,5 milionë njerëz dhe mes tyre janë edhe shumë atletë dhe futbollistë të famshëm.

Australiania 25-vjeçare ka zbuluar kohët e fundit në një podcast se shumë sportistë jo vetëm e ndjekin, por edhe e kontaktojnë për t’iu vardisur.

“Ju betohem, të gjithë sportistët e botës më  dërgojnë mesazhe. Një herë ka qenë një skuadër e tërë”, ka thënë bukuroshja.

Gjithsesi, Tammy nuk u është përgjigjur atyre që kanë provuar ta kontaktojnë dhe mendon vetëm të postojë fotografi dhe video, si këto më poshtë, në të cilat shfaq një trup marramendës.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit