Mbrohet Fury: Jam personi më pak fajtor për shtyrjen e sfidës me Wilder

24 Korrik 2021
14:16
Telesport
back button

Boksieri britanik Tyson Fury ka deklaruar sot se nuk duhet sharë, fyer apo akuzuar për shtyrtjen e triologjisë ndaj Deontay Wilder. Kjo sfidë duhej të ishte zhvilluar sot, në Las Vegas, por britaniku doli pozitiv me koronavirus. Për pasojë, sfida u shty për më 9 tetor, po në Las Vegas.

Bashkë më Fury, kampion bote në peshën e rëndë (kategoria WBC), dolën pozitivë edhe disa persona të stafit të tij. Ndërkohë që, Fury tashmë ka dalë negativ dhe mund të rinisë stërvitjen.

Unë jam personi i fundit që duhet mallkuar. Unë nuk kam shumë shoqërues rrethe meje. Të vetmit persona që ndryshojnë janë ata me të cilët ndaj ringut. Jemi në Amerikë, këtu ka shumë raste me Covid dhe mendoj se ka qenë njëri prej tyre që na ka infektuar të gjithëve”, tha Fury, 30 fitore e 1 baraizm në karrierë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit