“Mbrojtësi i djathtë më i mirë në botë”; kryevepra e Hakimi lë gojëhapur edhe Mbappe

26 Janar 2022
11:32
Alfred Lleshi
back button

Maroku fluturon me krahët e Achraf Hakimi. Ish-mbrojtësi i Interit shënoi golin, me të cilin të tijtë u kualifikuan në çerekfinale të Kupës së Kombeve të Afrikës, duke mposhtur Malavi 2-1. Në fakt nuk ishte një gol dosido për nga realizimi, por kryevepër e shpikur përmes goditjes së dënimit nga mbi 20 metra largësi.

Predhë e vërtetë, pa asnjë rrugëdalje për portierin kundërshtar. Në rrjetet sociale, Twitter marokeni është lartësuar edhe nga shoku i tij i skuadrës, Kylian Mbappé. Ky i fundit e cilëson Hakimi në mënyrë të qartë si “mbrojtësi i djathtë më i mirë në botë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit