Mbrojtësi i Manchester United rrezikon të mbyll para kohe sezonin dhe të humbasë Europianin me Anglinë

22 Shkurt 2024
14:09
Telesport
back button

Manchester United ka frikë se Luke Shaw mund të humbasë pjesën tjetër të sezonit pasi pësoi një përsëritje të një dëmtimi të muskujve të këmbës, në fitoren e fundjavës së kaluar në Luton. Lajmi “bombë” për “djajtë e kuq” do të ngrejë më shumë shqetësime lidhur me të ardhmen e mbrojtësit.

Shaw nuk ia doli të luajë në pjesën e dytë ndaj Luton, pasi u zëvendësua në fund të 45 minutave të para dhe më pas u pa duke çaluar në autobusin e ekipit të United. Duke qenë jashtë për tre muaj në fillim të sezonit, për shkak të një problemi me muskulin e kofshës, 28-vjeçari pritet të mungojë edhe për tre muaj të tjerë.

Ai mund të humbasë 13 ndeshjet e mbetura të United në Premier League si dhe pjesën tjetër të FA Cup. Lëndimi i fundit i Shaw do të jetë gjithashtu një shqetësim i madh edhe për trajnerin e Anglisë, Gareth Southgate, përpara Europianit të kësaj vere. Ai tashmë pritet të përjashtohet nga miqësoret e muajit të ardhshëm kundër Brazilit dhe Belgjikës.

Kjo është një dhimbje koke tjetër për Ten Hag, i cili është penalizuar nga lëndimet këtë sezon, veçanërisht në mbrojtje. Në një deklaratë të United shkruhej: “Luke Shaw ka pësuar një dëmtim të muskujve dhe do të mungojë për një periudhë të gjatë. Nevojitet ende një vlerësim i mëtejshëm për të përcaktuar shkallën e dëmtimit, por ne presim që ai të mungojë për disa muaj”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit