Mbrojtësi i Spanjës ironizon: “Siç duket, duhet t’i kisha hapur rrugën topit për Mbappe…”

10 Tetor 2021
23:56
Telesport
back button

Franca fitoi trofeun e Nations League për edicionin e dytë por sigurisht që finalja ka mbartuar shumë polemika. Mes tyre, goli vendimtar i Mbappe që u nis në pozicion të parregullt por sipas rregullores së FIFA-s, prekja e Eric Garcia ishte vendimtare për ta quajtur në lojë…

Spanjolli i Barcelona-s, reagoi për El Chiringuito pas ndeshjes duke përdorur edhe ironi:

“Ishte qartë pozicion jashtë loje. Arbitri më tha se u përpoqa të luaja topin. Çfarë duhet të bëj? Të largohem mënjanë dhe ta lë Mbappe të vrapojë? Me sa duket, ky është rregulli…”

Lajme të tjera

Lajmet e fundit