Mbrojtësi i United: Unë e di dobësinë e Messit, por nuk ua tregoj tani!

19 Mars 2019
12:15
back button

Manchester United do të përballet me Barcelonën në çerekfinale të Champions League. Një ndeshje tepër e fortë, që për skuadrën angleze do jetë sërish një mision për të bërë të pamundurën të mundur, ashtu siç ndodhi me PSG-në.

Problemi i të gjithë kundërshtarëve të Barcelonës është si të ndalin Messin, por Chris Smalling ka dhënë një deklaratë të guximshme në lidhje me yllin argjentinas.

“Messi ka një pikë të dobët që unë e di. Nuk mendoj se bota ka informacion për këtë, prandaj unë nuk do ta tregoj tani”, tha mbrojtësi anglez. 

Smalling këtë sezon ka luajtur në 18 ndeshje me Manchester United në Premier League dhe vetëm në tre raste ka qenë në stol. Titullar i padiskutueshëm ka qenë edhe në Champions League, por deklarata e tij rreth Messit ka zgjuar shumë interes dhe pritet të shohim çdo jetë i aftë të bëjë për të ndalur “Pleshtin”

Lajme të tjera

Lajmet e fundit