Mbrojtësi largohet nga Partizani, prapaskena me Gegën vendosi gjithçka

17 Dhjetor 2018
18:10
Eraldo Harlicaj
back button

Përflitej prej ditësh se nuk ishte i kënaqur me hapësirat te skuadra e Partizanit, por tashmë ka ardhur dhe zyrtarizmi i largimit për mbrojtësin Renato Gojkovic nga klubi i kuq. Shtatlarti humbi vendin e tij të titullarit duke mos u preferuar nga trajneri Skënder Gega. Ky i fundit ka zgjedhur Egzon Belicën dhe Sodiq Atandëb si titullarë të kryeqytetasve dhe deri tani i ka dalë për mirë, pasi kryeson kampionatin.

23-vjeçari ka luajtur 4 ndeshje këtë sezon dhe vetëm 2 i ka nisur si titullar. Boshnjaku nuk e ka duruar këtë siutatë, pasi kërkon që të ketë minuta dhe ka vendosur që të ndërpresë me mirëkuptim kontratën me drejtuesit e klubit. Në fakt, Telesport mëson një tjetër prapaskenë në prishjen e marrëveshjes mes klubit dhe tij. Burime të ndryshme pranë “demave” bëjnë me dije se ka patur një takim kokë me kokë mes tij dhe numrit një të stolit.

Gojkovic i ka shprehur shqetësimin e tij për minutat, ndërsa Gega i ka kërkuar të jetë i duruar, pasi ka besim te ai. Tropojani i ka shprehur besimin e tij, por nga krahu tjetër i ka konfirmuar se si titullarë sheh Belicën dhe Atandën. Arsyeja e një zgjedhjeje të tillë lidhet me strukturën e tij fizike. Gojkovic është i ngjashëm me Belicën dhe të dy bashkë nuk mund të luajnë sipas Gegës, pasi kanë nevojë për një mbrojtës trupshkurtër që është më i shpejtë dhe më elastik për të mbyllur hapësirat. I bindur se nuk do të ketë minuta, Gojkovic ka zgjedhur të largohet. Diçka e tillë është pranuar nga drejtuesit e klubit.

Telesport është krenar që bashkëpunon me Krowd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/krowd9 për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Krowd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit