Mbrojtësi peruan shpërthen ndaj Neymar: Ai është një palaçio

16 Tetor 2020
10:22
Alfred Lleshi

“Sinqerisht, ai është një lojtar i shkëlqyeshëm, një nga më të mirët në botë, por për mua, në realitet, Neymar është thjesht një palaçio (klloun). Ai është i vetëdijshëm për atë që mund të bëjë në fushë, një lojtar i jashtëzakonshëm, por në kontaktin më të vogël bie përtokë, sikur e ka marrë plumbi. Ai u hodh në zonë katër ose pesë herë për të parë nëse i japin penallti dhe në fund ia doli mbanë me golin e tij”.

Këto janë fjalët e Carlos Zambrano, mbrojtës i Perusë dhe Boca Juniors për Neymar, në programin televiziv “La Banda del Chino”. Zambrano u përqendrua te talenti i yllit brazilian të PSG-së, por duke hedhur akuza të rënda kundër numrit 10 të Brazilit. Pastaj, mbi kartonin e kuq, mbrojtësi peruan tha:

“Doja të mbuloja topin, pasi ishim afër vijës anësore, por fatkeqësisht e godita në fytyrë. Unë ende i kërkoj falje Richarlison, sepse nuk doja ta lëndoja. Edhe ai tha se ishte i qetë, sepse e dinte si kishte ndodhur. Ne po flasim për Brazilin. Dhe kështu, sapo preka Richarlison, të gjithë shikuan drejt VAR-it. Pak rëndësi ka nëse ishte e drejtë apo jo, ata shkuan për ta parë përsëri, sepse është Brazili”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit