Mbrojtësi Sergio Ramos, mjeshtri i penalltive (detajet e plota)

8 Nëntor 2019
11:03
Alfred Lleshi
back button

Me 24 prill 2012, penalltia u bë armiku numër një i Sergio Ramos. Që nga ajo kohë, qendërmbrojtësi spanjoll është shndërruar në mjeshtër të këtij specialiteti. Ajo datë specifike, penalltia e humbur ishte me përgjegjësi maksimale, sepse ndodhte ndaj Bayern Munich, në Ligën e Kampionëve. Veç tij gabuan nga pika e bardhë edhe Cristiano Ronaldo e Kaka, duke u eliminuar në gjysmëfinalen e këtij kompeticioni. Asokohe, trajner i të bardhëve ishte Jose Mourinho. Që atë ditë, Ramos ka goditur penallti plot 15 herë, duke e dërguar topin në rrjetë në 14 raste.

Penalltitë e Ramos me Real Madridin

Data

Ndeshja

Finalizimi

06/11/2019

R.Madrid 5-0 Galatasaray

Po

30/10/2019

R.Madrid 5-0 Leganés

Po

09/02/2019

Atlético 1-3 R.Madrid

Po

24/01/2019

R.Madrid 4-2- Girona

Po

09/01/2019

R.Madrid 3-0 Leganés

Po

11/11/2018

Celta 2-4 R.Madrid

Po

03/11/2018

R.Madrid 2-0 Valladolid

Po

01/09/2018

R.Madrid 4-1 Leganés

Po

26/08/2018

Girona 1-4 R.Madrid

Po

15/08/2018

R.Madrid 2-4 Atlético

Po

09/05/2018

Sevilla 3-2 R.Madrid

Po

09/05/2018

Sevilla 3-2 R.Madrid

Jo

21/02/2018

Leganés 1-3 R.Madrid

Po

12/01/2017

Sevilla 3-3 R.Madrid

Po

20/11/2010

R.Madrid 5-1 Athletic

Po

Burimi: Transfermarkt

Është interesant se gabimi i vetëm nga pika e bardhë erdhi në një humbje ndaj Sevilla së tij (3-2). Në atë kohë filloi një seri penalltish të suksesshme, që është akoma e vlefshme edhe sot. Me finalizimin e saktë kundër Galatasaray, të mërkurën, tashmë janë 11 penallti të suksesshme radhazi me skuadrën e bardhë. Ky numër rritet në 15 penallti pa dështuar, nëse shtojmë edhe ato me kombëtaren spanjolle.

Me “La Roja” nuk pati një fillim të ëndërruar, pasi do të dështonte në dy penalltitë e para: kundër Brazilit, në vitin 2013, dhe kundër Kroacisë në “Euro 2016”. Që atje, asnjërën nga 6 penalltitë e goditura me kombëtaren nuk e ka dështuar.

Penalltitë e Ramos me Spanjën

Data

Ndeshja

Finalizimi

05/09/2019

Rumanía 1-2 España

Po

10/06/2019

España 3-0 Suecia

Po

23/03/2019

España 2-1 Joruega

Po

15/11/2018

Croacia 3-2 España

Po

14/11/2017

Rusia 3-3 España

Po

14/11/2017

Rusia 3-3 España

Po

21/06/2016

Croacia 2-1 España

Jo

01/07/2013

Brasil 3-0 España

Jo

Fuente: Transfermarkt

Pas largimit të CR7, kapiteni i bardhë ka fituar peshë në goditjen e penalltive te Real Madridi. Askush nuk ka debatuar që prej asaj kohe, se kush duhet ta marrë topin në dorë, kur gjyqtari tregon pikën e bardhë. Më parë kishte regjistruar 5 penallti (4 të konvertuara në gol) në 13 vite. Që nga korriku 2018 (pas largimit të portugezit), Ramos ka ekzekutuar 10 penallti të sakta.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit