Mbrojtja lë në baltë Milan-in, Ibra nuk gabon dy herë (Pamjet)

18 Mars 2023
21:44
Denis Hakanaj
back button

Milan është jthyer në fushë për javën e 27-të të kampionatit italian në kërkim të tri pikëve që dota mbanin në garë për një vend në zonën Champions.

Një fitore është e domosdoshme për kuqezinjtë, të cilët vijnë nga një humbje dhe një barazim në dy ndeshjet e fundit të kampionatit. Përballë do të kenë një Udinese, që me një fitore mund të ringjallë shpresat europiane.

GOLI I PEREYRA – VIDEO

Gjërat kanë filluar keq për Milan-in, me bardhezinjtë që kanë kaluar në avantazh pas vetëm 10 minutash me Pereyra-n, i cili ka përfituar nga një pakujdesi e mbrojtjes mike.

GOLI I ZLATAN – VIDEO

Miqtë janë kundërpërgjigjur në fundin e pjesës së parë, kur arbitri ka akorduar një penallti në favor të skuadrës së Pioli-t. Te pika e bardhë është paraqitur Zlatan, i cili është ndalur nga Silvestri, por penalltia është përsëritur dhe suedezi nuk ka gabuar herën e dytë.

GOLI I BETOS – VIDEO

Megjithatë, festa e kuqezinjve nuk ka zgjatur shumë duke parë se Udinese është kthyer përsëri në avantazh me Beto-n, edhe këtë herë mbrojtja e Milan-it ka lënë për të dëshiruar.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit