Mbyllen çerekfinalet, Tirana e Vllaznia sigurojnë një biletë për në gjysmëfinale

1 Prill 2023
20:14
Telesport
back button

Janë luajtur sot ndeshjet e kthimit të çerekfinaleve play off në volejboll për meshkuj, duke nxjerrë Tiranën e Vllaznisë fituese. Ato avancojnë në gjysmëfinale, ku të kualifikuara ishin Partizani dhe Erzeni.

Vllaznia fitoi me përmbysje 3-1 ndaj Skënderbeut, ndeshje e luajtur në Shkodër. Një sfidë që nisi më mirë për korçarët, që fituan 25-15 setin e parë, por më pas erdhi përmbysja e Vllaznisë, që fitoi tri setet e tjetra: 25-17, 25-21, 25-11. Vllaznia pat fituar edhe ndeshjen e parë në Korçë, kështu që avancon më tej.

Në derbin kryeqytetas, Tirana mundi 3-1 Studentin, ndeshje e luajtur në “Asllan Rusi”. Dy setet e para janë të ekuilibruara, ku Tirana fiton të parin 25-23 e më pas Studenti të dytin, po me këto shifra. Më pas, bardheblutë kanë komandën e lojës në dorën e tyre, duke fituar dy setet e tjera 25-18 e 25-21, duke u kualifikuar në gjysmëfinale.

Meshkuj, çerekfinale-Play off

Nd.1, Skënderbeu – Vllaznia, 0-3

Nd.1, Tirana – Studenti, 3-0

Nd.2, Vllaznia – Skënderbeu, 3-1

Nd.2, Studenti – Tirana, 1-3

Femra, çerekfinale play off

Nd.1, Vllaznia – Barleti Volley, 3-2

Nd.1, Tirana – Lushnja, 3-0

Nd.2, Barleti Volley – Vllaznia, 2 prill

Nd.2, Lushnja – Tirana, 2 prill

Lajme të tjera

Lajmet e fundit