Mbyllet barazim pjesa e parë e derbit, frikë për yllin e Tiranës (Video)

5 Mars 2022
20:56
Denis Hakanaj
back button

Është mbyllur në barazim pa gola pjesa e parë e derbit mes Tiranës dhe Partizanit, i vlefshëm për javën e 24-t të kampionatit shqiptar të futbollit.

Ka patur momente frike në fundin e 45 minutave të para për sulmuesin 23-vjeçar të Tiranës, Redon Xhixha, të cilit i ka shpërthyer një fishekzjarr shumë afër dhe nuk është ndier mirë.

Menjëherë në ndihmë të tij ka shkuar stafi mjekësor dhe duket se nuk do të ketë shumë probleme për lojtarin.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit