Mbyllet Bundesliga, por hapet alarmi i bilanceve me të kuqe: pandemia godet Dortmund, Schalke & Co

30 Qershor 2020
16:07
Telesport

Bundesliga përfundoi të shtunën e kaluar me kënaqësinë e atyre që fituan një bast të madh: qeveria dhe federata! Së pari për të rifilluar dhe përfunduar kampionatin pa ndërprerje të mëtejshme për shkak të virusit… Por, ka një por sigurisht! Klubet gjermane tani po merren me humbjet në bilance. Të kufizuara në krahasim me parashikimin se sezoni nuk do të përfundonte, por gjithësesi humbje! Stadiumet bosh kanë ndikuar jo pak, por edhe largimi i sponsorëve dhe reklamave…

Bayern Munich is set to dominate Germany for years

Duke përjashtuar perandorinë Bayern Munich, të tjerat kanë gjithmonë e më shumë nevojë për të rregulluar bilancet. Merrni rastin e Borussia Dortmund, që publikoi vlerësimet lidhur me rezultatet financiare të sezonit 2019/20.

Pasi Bundesliga përfundoi me raundin e 34-të të kampionatit dhe duke marrë parasysh fundin e vitit aktual financiar më 30 qershor, “drejtuesit e Borussia Dortmund kanë vendosur, bazuar në rezultatet e tanishme, të sigurojë një perspektivë mbi të dhënat kryesore që kanë të bëjnë me viti financiar 2019/2020 ”, thuhet në një shënim.

Grupi Borussia Dortmund do të konfirmojë një humbje neto rreth 45 milion euro dhe do të duhet të rrisë kapitalin me mbi 60 mln euro. “Shifrat kryesore të përmendura këtu duhet të kuptohen si një ndikim i drejtpërdrejtë i pandemisë Covid-19, e cila preku të gjitha zërat e të ardhurave të Borussia Dortmund”, vazhdon deklarata e klubit.

Bundesliga, vincono ancora Bayern e Dortmund: i risultati di ieri ...

Borussia Dortmund ka stadiumin më të madh në Gjermani me një kapacitet të përgjithshëm prej 81.365 spektatorësh dhe zonën e dytë më të madhe të mikpritjes. Prandaj, ndeshjet me dyer të mbyllura kanë pasur një ndikim të rëndësishëm.

“Për më tepër, ulje dhe ose kthime u janë bërë sponsorëve dhe pronarëve të zonave të mikpritjes. Tregu global i transferimeve gjithashtu pothuajse plotësisht u ndal në tremujorin e katërt “, raporton kompania.

La festa del Borussia Dortmund sotto la curva vuota - Corriere ...

Sidoqoftë, “falë rezultateve të viteve të fundit financiare dhe deri në fillimin e pandemisë Covid-19, falë një kapitali grupor prej afro 355 milion euro në 30 qershor 2019 dhe falë qëndrueshmërisë së kompanisë, Borussia Dortmund është gati për të përballuar humbjet e pritura”.

Sakaq, edhe Schalke 04 i kërkon ndihmë rajonit Gelsenkirschen, teksa Hamburg pasi nuk siguroi ngjitjen duhet të ulë rrogat dhe shesë ndokënd…

Bundesliga, il solito Bayer Leverkusen: solo un pari contro lo ...

Lajme të tjera

Lajmet e fundit