Mbyllet faza e grupeve të Ligës “Gjergj Kastrioti”, eliminim i dyfishtë për Tiranën e Vllazninë

back button
30 Janar 2023
9:46
Gentian Spiri

Janë luajtur ndeshjet e javës së 6-të dhe të fundit të Ligës “Gjergj Kastrioti” në volejboll, turneu që bashkon ekipet më të mira nga Shqipëria e Kosova. Kjo javë ka përcaktuar edhe skuadrat që avancojnë në fazën gjysmëfinale.

Kështu, Skënderaj e Partizani në Grupin A si dhe Skënderbeu e Fer Volej në Grupin B, janë katër ekipet gjysmëfinaliste për femra. Nga ky event eliminohet Tirana, që ishte favorite, por bardheblutë u klasifikuan në vendin e tretë në grupin e tyre.

E njëjta situatë edhe me Tiranën për meshkuj, ekipin kampion në Shqipëri, që u eliminua, duke u klasifikuar i treti. Në gjysmëfinale avancojnë Erzeni e Peja nga Grupi A si dhe ekipet e Partizanit dhe Ferzaj nga Grupi B.

Nga gara eliminohen edhe dy skuadrat e Vllaznisë, meshkuj e femra. Ndeshjet gjysmëfinale pritet të zhvillohen në muajin mars.

Femra-Grupi A (java e 6-të)

Skënderaj – Partizani, 3-1

Tirana – M.Technologie, 3-0

Renditja: Skënderaj 14 pikë, Partizani 10 pikë, Tirana 5 pikë, M.Technologie 1 pikë.

Femra-Grupi B (java e 6-të)

Fer Volej – Vllaznia, 3-0

Skënderbeu – Drita, 3-1

Renditja: Skënderbeu 16 pikë, Fer Volej 11 pikë, Drita 3 pikë, Vllaznia 3 pikë.

Meshkuj-Grupi A (java e 6-të)

Erzeni – Peja, 2-3

Skënderbeu (Kos) – Tirana, 3-0

Renditja: Erzeni 12 pikë, Peja 12 pikë, Tirana 8 pikë, Skënderbeu (Kos) 1 pikë.

Meshkuj-Grupi B (java e 6-të)

Ferizaj – Vllaznia, 3-2

Partizani – Luboteni, 3-1

Renditja: Partizani 16 pikë, Ferizaj, 13 pikë, Vllaznia 4 pikë, Luboteni 3 pikë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit