MBYLLET KAMPIONATI SHQIPTAR | Tirana ngre titullin, renditja përfundimtare (PAMJET)

26 Maj 2022
22:36
Telesport
back button

Tirana ngrit titullin kampion sot, pas një ndeshjeje të humbur me Kukësin me rezultatin 2-3. Bardheblutë, pa presionin e rezultatit, nuk ia dolën të fitonin para tifozëve të tyre, ndërkohë që verilindorët e mbyllën në vendin e katërt dhe presin finalen e Kupës së Shqipërisë për të mësuar se kush shkon në Europë.

Humbje edhe e Laçit të vendit të dytë, kundër Partizanit, me shifrat 3-4. Vllaznia bëri detyrën kundër Kastriotit, duke triumfuar me shifrat 3-1. Da Silva e zhbllokoi ndeshjen, kurse më pas Kaina barazoi. Një penallti riktheu epërsinë e shkodranëve dhe ishte kapiteni Gurishta ai që shënoi, para se t’i mbyllte llogaritë Aralica.

Dinamo e rënë nga Superiorja e ka mbyllur kampionatin në barazim kundër Egantias, që kishte shënuar e para me Imerin. Agim Ibraimi në fund bëri që skuadrat të merrnin nga një pikë. Pa gola, 0-0, përfundoi Skënderbeu-Teuta.

Erjon Hoxhallari ka ngritur titullin e 26-të të Tiranës në ndeshjen e fundit të tij me bardheblutë.
Festë e madhe e bardhebluve, me lojtarët dhe tifozët që kanë hyrë në fushë dhe kanë festuar për të dytën herë brenda këtij sezoni.

E kishin fituar titullin që në derbi matematikisht, por sot ishte dita e trofeut dhe e kanë shijuar atë. I pranishëm në ceremoni ishte edhe presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, i cili u dorëzoi medaljet protagonistëve.

VIDEO E TROFEUT

Ndeshjet e tjera qe u luajten sot pane fitoren e Vllaznise ndaj Kastriotit 1-3, fitoren e Partizanit ndaj Laçit me rezultatin 3-4 dhe barazimet e Egnatias dhe Dinamos (1-1) dhe Skenderbeut e Teutes pa gola.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit