Mbyllet Kupa “Muhamet Malo”, Shqipëria merr edhe dy medalje të tjera të arta në stilin e lirë

15 Maj 2023
11:26
Telesport
back button

Ka përfunduar në Tiranë turneu ndërkombëtar “Muhamet Malo” në sportin e mundjes, një event dedikuar një prej ikonave të këtij sporti, ish-president i kësaj Federate. Ky event u zhvillua për dy ditë me radhë në sallën sportive “Fahrie Hoti”.

Pjesëmarrës në këtë turne ishin rreth 150 mundës nga 12 shtete të ndryshme të botës, që për dy ditë me radhë dhuruan sfida mjaft interesante në tapet. Një paraqitje të mirë bënë edhe mundësit shqiptarë, që morën mjaft medalje.

Në ditën e dytë u zhvilluan duelet e stilit të lirë, ku Shqipëria mori dy medalje të arta me Zelimkan Abakarov e Islaem Dudaev, si dhe dy të argjendta. Në total, Shqipëria e mbylli këtë turne me 3 medalje ari, 4 argjenti e 4 bronzi, 11 në total.

Të gjithë pjesëmarrësit vlerësuan organizimin e Federatës Shqiptare e Mundjes dhe falënderuan Klajdi Malo, djalin e Muhamet Malo, për mbështetjen që i dha jo vetëm këtij eventi por edhe sportit të mundjes.

Fituesit, stili i lirë

57kg, MukhamedBalgabay (Kazakistan)

61kg, Zelimkhan Abakarov (Shqipëri)

65kg, Islam Dudaev (Shqipëri)

70kg, Rodion Anchugin (Kazakistan)

74kg, Daniyar Kaisanov (Kazakistan)

79kg, Daulet Yergesh (Kazakistan)

86kg, Eugeniu Mihalcean (Moldavi)

92kg, Andrian Grosul (Moldavi)

97kg, Radu Lefter (Moldavi)

125kg, Omar Eyubov (Kazakistan)

Lajme të tjera

Lajmet e fundit