Mbyllet pista Hysaj, Atletico synon mbrojtësin me dyfishin e çmimit të shqiptarit

16 Korrik 2019
15:58
Eraldo Harlicaj
back button

Atletico Madrid nuk e konsideron më Elseid Hysajn pas refuzimeve të Napoli-t. Ekipi spanjoll do të afrojë në Spanjë mbrojtësin e djathtë të Tottenham-it, Kieran Trippier. 

Daily Mail shkruan se kontaktet mes palëve janë të avancuara dhe marrëveshja mund të arrihet. 28-vjeçari është futur në vitin e fundit të kontratës dhe anglezet nuk duan ta humbasin me kosto zero. 

Tottenhami do rreth 30 milionë euro për mbrojtësin, ndërsa Atletico synon që ta ulë më shumë. Trippier iu bashkua Tottenham-it në verën e vitit 2015 për vetëm 4 milionë euro. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit