Mbyllet sezoni i rregullt, ja 4 ekipet gjysmëfinaliste në basketboll për femra

16 Maj 2021
9:47
Telesport
back button

Janë luajtur takimet e javës së 14-të dhe të fundit të sezonit të rregullt në basketboll për femra, duke përcaktuar 4 ekipet gjysmëfinaliste. Në fakt, tri prej tyre, Flamurtari, Partizani e Tirana, e kishin siguruar një vend në katërshe. Në takimet e fundit u kualifikua edhe Studenti.

Gara për vendin e katërt ishte e fortë, pas tri ekipe u renditën me pikë të barabarta, 20: Studenti, Elbasani e Vllaznia. Por falë koshavarazhit më të mirë avancon Studenti, që në javën e fundit fitoi 85-56 ndaj Apolonisë në kryeqytet.

Në takimet e tjera të javës së 14-të, Flamurtari mposhti 90-72 Elbasanin në Vlorë, duke e mbyllur sezonin e rregullt pa asnjë humbje, me 28 pikë të plota. Fiton edhe Partizani, që mundi 73-49 Vllazninë, ndërsa ekipi i Sh.K.B.Tiranës mposhti 96-83 Tiranën.

Basketboll – Kategoria e Parë Femra, java e 14-të

Partizani – Vllaznia, 73-49

Studenti – Apolonia, 85-56

Flamurtari – Elbasani, 90-72

Tirana – Sh.K.B.Tirana, 83-96

Renditja: Flamurtari 28 pikë, Partizani 26 pikë, Tirana 23 pikë, Studenti 20 pikë, Elbasani 20 pikë, Vllaznia 20 pikë, Sh.K.B.Tirana 16 pikë, Apolonia 14 pikë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit