Mbyllet sezoni i rregullt në NBA, Philadelphia e Utah Jazz e mbyllin në krye

17 Maj 2021
8:30
Telesport
back button

Janë luajtur sot ndeshjet e fundit të sezonit të rregullt 2020-2021 në NBA, teksa në fushë kanë zbritur të gjitha ekipet. Ndeshje që kanë përcaktuar renditjen e skuadrave dhe cilat prej tyre do të luajnë në play off.

Philadelphia në Lindje dhe Utah Jazz në Perëndim kanë zënë vendet e para, duke patur faktorin fushë në favorin e tyre në fazën play off. Gjithsesi, para se të nisë play off-i, do të luhen ndeshjet e “play in tournament”.

Në këtë turne, që nis nesër, do të luajnë ekipet e renditura në vendet 7-10, në të dyja Konferencat, që do të shkojnë më pas në fazën play off.

NBA – Rezultatet e sotme

New York – Boston, 96-92

Toronto – Indiana, 113-125

Washington – Charlotte, 115-110

San Antonio – Phoenix, 121-123

Golden State – Memphis, 113-101

Atlanta – Houston, 124-95

Brooklyn – Cleveland, 123-109

Philadelphia – Orlando, 128-117

Detroit – Miami, 107-120

Chicago – Milwaukee, 118-112

Minnesota – Dallas, 136-121

New Orleans – Lakers, 98-110

Oklahoma – Clippers, 117-112

Portland – Denver, 132-116

Sacramento – Utah Jazz, 99-121

Lajme të tjera

Lajmet e fundit