Është mbyllur sot sezoni i rregullt në volejboll për meshkuj, teksa janë luajtur takimet e javës së 18-të dhe të fundit të fazës së dytë. Kryesuesit e Erzenit ishin pushim, por e kanë siguruar vendin e parë dhe kualifikimin në gjysmëfinalet e play off-it. Vllaznia e vendit të dytë fitoi 3-1 me përmbysje në Korçë, duke marrë 3 pikë më së shumti për statistikë.
Po 3-1 fiton edhe Elbasani, që mundi në “Fahrie Hoti” skuadrën e Farka Volley, një ndeshje që s’kishte asnjë vlerë për renditje, pasi të dyja ekipet janë jashtë play off-it. Fitore “flash” e Tiranës, që në Durrës mundi 3-0 Teutën, një ndeshje që zgjati më pak se 60 minuta. Partizani fitoi 3-0 ndaj Studentit në derbin kryeqytetas, duke korrur një fitore pa shumë mund, por të dytja ekipet janë në fazën çerekfinale.
Kështu, pas përfundimit të fazës së dytë, Erzeni dhe Vllaznia shkojnë direkt në gjysmëfinale. Ndërsa dy çiftet çerekfinaliste janë: Tirana-Studenti dhe Partizani-Skënderbeu.
Volejboll – Meshkuj, java e 18-të (6 prill)
Skënderbeu – Vllaznia, 1-3 (25-18, 26-28, 19-25, 16-25)
Teuta – Tirana, 0-3 (10-25, 16-25, 6-25)
Farka Volley – Elbasani, 1-3 (18-25, 25-19, 22-25, 20-25)
Studenti – Partizani, 0-3 (12-25, 9-25, 20-25)
Erzeni (pushim)
Renditja: Erzeni 45 pikë (15/1), Vllaznia 42 pikë (15/1), Tirana 37 pikë (12/4), Partizani 28 pikë (9/7), Skënderbeu 25 pikë (8/8), Studenti 21 pikë (7/9), Farka Volley 8 pikë (3/13), Elbasani 8 pikë (2/14), Teuta 2 pikë (1/15).