McGregor hyn në programin antidoping, gati rikthimi në kafaz në 2023-shin

25 Nëntor 2022
11:33
Telesport
back button

Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, Conor McGregor u shpreh se së shpejti do të hyjë në programin antidoping të USADA (antidopingu amerikan), për të marrë më pas “OK”-in e rikthimit në kafaz. Irlandezi nuk është testuar prej më shumë se një viti, ndërkohë që nuk duelon që prej korrikut 2021, kur u dëmtua në këmbë dhe kreu operacion.

Unë jam i qartë për testimin që duhet të kryej në shkurt. Do të plotësoj dy testet e mia të detyrueshme andidoping për USADA dhe më pas do të rezervojmë një duel në kafaz”, u shpreh McGregor për fansat e tij.

Irlandezi duhet të kryejë dy teste antidoping në gjashtë muajt e fundit para se të rikthehet në kafaz, masë kjo e detyrueshme. Kjo ka bërë që rikthimi i tij në kafaz të shtyhet për në vitin 2023. Irlandezi do të shfrytëzojë këtë periudhë për t’u rikthyer në kafaz në muajt e parë të vitit të ardhshëm.

Pasi sportistët e UFC-së të regjistrohen në programin e testimit, ata i nënshtrohen testimi. Në rast të kthimit të një sportisti në UFC, atyre u kërkohet të qëndrojnë në zonën e testimit të USADA për gjashtë muaj përpara se të lejohen të konkurrojnë. Sportisti duhet të sigurojë të paktën dy mostra negativë përpara se të kthehet në garë”, thuhet në rregullat e Usada.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit