McGregor: I kam mposhtur të gjithë brazilianët, tani e ka radhën një tjetër

9 Maj 2022
9:10
Telesport
back button

Në peshën e lehtë ende nuk ka një kampion bote në artet marciale mikse. Braziliani Charles Oliveira e fitoi duelin ndaj Justin Gaethje, por për shkak se nuk arriti dot peshën e lejuar, atij iu hoq titulli që para se të niste dueli. Ndaj, titulli kampion është ende vakant. Oliveira është njëri nga sportistët që do të ngjitet në kafaz për ta rifituar titullin, por end enuk dihet se cili do të jetë rivali.

Ai që ka folur për këtë çështje është Conor McGregor, ish-kampion bote në këtë peshë. Irlandezi pranon se aktualisht është mbipeshë, teksa nuk duelon prej 10 muajsh, pasi operacionit që kreu vjet në korrik. Ai ka dhënë një mesazh të qartë rivalëve të këtij Divizioni, ku edhe pretendentë të tjerë për titull, por asnjëri nuk ofron aq shumë të ardhura sa McGregor.

Nuk jam i sigurt nëse do të humb në peshë, pasi aktualisht po shijoj këtë peshë trupore që kam. Ndjej sikur dua të dueloj në këtë peshë që jam tani (pesha ëelter), thjesht për të parë veten. Gjithsesi, adhuroj të dueloj me brazilianët, kjo është 100% e sigurt. Jam i pamposhtur ndaj brazilianëve, të gjithë i kam mundur me KO. Kam diçka për të bërë ndaj një braziliani”, tha irlandezi.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit