McGregor i kthen përgjigje Dana White, merr vendimin për duelin ndaj Poirier

15 Tetor 2020
9:55
Telesport
back button

Pas deklaratës së Dana White, se Conor McGregor ka vetëm një datë për t’u rikthyer në kafaz, 23 janarin e vitit të ardhshëm, ka ardhur përgjigjja e irlandezit.

Përmes një postimi në “Twitter”, Conor McGregor ka deklaruar se është dakord të duelojë ndaj Dustin Poirier më 23 janar. “E pranoj, jam dakord për datën 23 janar”, shkruan irlandezi.

Dëshira ime është që kjo përballje të zhvillohet në stadiumin e “kaubojsit”. Ky është stili im. Jerry Jones është një mik dhe stadiumi mund ta mbajë tifozërinë tonë. Do të jem gati për të dueluar në Teksas dhe Teksasi do të jetë gati për fansat e mi”, shprehet McGregor.

Në fund, McGregor deklaron se do të zhvillojë edhe duelin e boksit ndaj filipinasit Manny Pacquiao: “Më pas radhën e ka Manny”, tha McGregor.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit