McGregor kërcënon Gaethjen: Do të të hedh dhëmbët në tokë!

11 Maj 2020
23:26
Eraldo Harlicaj
back button

Conor McGregor ka nisur menjëherë sulmin ndaj Justin Gaethjes. Ky i fundit fitoi titullin interim pasi mposhti me TKO Tony Ferguson duke i shkaktuar një humbje surprizë. Beteja e radhës pritet që të jetë ndaj Khabibit, por duket se në garë është futur dhe irlandezi i çmendur.

Ai ka bërë disa shkrime në Twitter që provokojnë një luftë të mundshme mes palëve. “Tifozët e bëjnë sportin. Isha kundër që të ndesheshim pa ta, por do të ishte një kënaqësi e madhe të tregoja forcën time pa asnjë zhurmë për ta.

“Është ndeshja e radhës me mua dhe Justin, më pas është Khabib si një nga luftëtarët më të palverë të këtij sporti”, – më tej ai ka vazhduar me një kërcënim tjetër.

“Justin nuk ka asnjë rrezik nga një luftëtar që përqafon këmbët, të gjithë e dimë. Të kërcesh rrotull, kur të gjithë duan të përballesh. Do të të mposht! Dhëmbët e tu do t’i hedh në tokë. Ti ke folur për aftësitë si baba? Je i vdekur”, – shkruan ai.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit