McGregor mesazh Cejudo pasi shpallet kampion i dyfishtë i botës

9 Qershor 2019
13:02
Telesport
back button

Henry Cejudo hodhi sot një tjetër hap për të qenë një i “pavdejkshëm” në artet marciale mikse, duke un shpallur kampion i dyfishtë i botës (mban titujt e kategorive “flyweight” dhe “bantamweight”). Ai mundi me “KO teknik” në raundin e tretë marlon Moraes në eventin UFC-238, që u zhvillua më 8 qershor në Çikago.

Pas këtij triumfi, një tjetër ikonë e kafazit, irlandezi Conor McGregor, i ka çuar një mesazh Cejudo, duke e përgëzuar për këtë triumf. “Urime Henry Cejudo, mirësevjen në klubin tonë”, shkruan irlandezi, referuar faktin se janë të paktë sportistët që kanë mbajtur dy tituj kampionë bote njëkohësisht në historinë e UFC-së.

Conor McGregor është njëri prej tyre, teksa ka qenë kampion bote në peshën “featherweight” dhe peshën e lehtë. Kampioni tjetër i dyfishtë i arteve marciale mikse është Daniel Cormier, që ka mbajtur titullin kampion bote në peshën “light heavyweight” dhe atë të peshës së rëndë (titull që e ka edhe aktualisht).

Lajme të tjera

Lajmet e fundit