McGregor në formë, nis përgatitjet për revanshin ndaj Poirier

19 Tetor 2020
12:30
Telesport
back button

Conor McGregor është fotografuar teksa është duke u përgatitur për rikthimin e tij në kafaz. Ai do të duelojë ndaj Dustin Poirier në janar të vitit të ardhshëm.

Irlandezi ka nisur përgatitjet për këtë sfidë dhe duket në formë të mirë sportive. Duket se McGregor nuk i është ndarë palestrës edhe pse më herët këtë vit deklaroi tërheqjen e tij nga sporti.

McGregor është duke u përgatitur me trajnerin e tij John Kavanagh dhe moldavin Kosti Gnusariov, të cilin e ka mik. Ka qenë ky i fundit që ka postuar foton gjatë stërvitjes që ata kanë zhvilluar ditën e diel në Dublin.

John Kavanagh, trajneri i McGregor, ka konfirmuar se sfida mes irlandezit dhe amerikanit Poirier do të zhvillohet në peshën “welter” (pesha 71-77kg). ai ka shtuar gjithashtu se irlandezi është në formë të mirë.

MCgregor, ish-kampioni i dyfishtë i botës, tashmë 32 vjeç, do të zhvillojë një revansh me Poirier, të cilin e ka mundur edhe më parë. Kjo përballje do të zhvillohet më 23 janar. Kjo sfidë do të zhvillohet në Teksas.

View this post on Instagram

January 23! Champ Champ will be back 🦍

A post shared by Kosti Gnusariov (@kostignusariov) on

Lajme të tjera

Lajmet e fundit