McGregor pranon sfidën e luftëtarit që fitoi 100,000 $ bonus në UFC Brooklyn

20 Janar 2019
17:21
back button

Donald Cerrone ka disa muaj që ka kërkuar një supersfidë me Conor McGregor dhe The Notorious ka dhënë OK e tij për një ndeshje klasike mes dy veteranëve. 

Cowboy Cerrone ka fituar ndeshjen e parë pasi zbriti në peshën e lehtë ndaj Alexander Hernandez në UFC Brooklyn, duke marrë edhe bonuset e ndeshjes më të mirë dhe paraqitjes më të mirë, nga 50,000$ secila. 

Ish-kampioni i peshës së lehtë e ka parë paraqitjen fantastike të Cerrone-s dhe është përgjigjur në Twitter. 

“Për një ndeshje të tillë Donald, do të ndeshesha me ty. Urime,” shkruan irlandezi. 

Një lajm i madh për Cerrone, i cili më në fund ka tërhequr vëmendjen e yllit më të madh të këtij sporti. 

Edhe presidenti Dana White është dakord me këtë sfidë, por në fillim duhet parë se sa do të dënohet McGregor për incidentin në ndeshjen e fundit ndaj Khabib Nurmagomedov. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit