McGregor: Putin kontrolloi uiskin tim për helm

28 Tetor 2019
22:11
back button

Conor McGregor ka zbluar se presidenti rus Vladimir Putin ka kontrolluar uiskin e tij Proper No. 12 për helm përpara se ta pinte. Ylli i UFC është takuar me Putin gjahtë botërorit të verës së kaluar në Rusi, aty ku irlandezi i ka ofruar një pije.

Megjithatë, menjëherë është shfaqur grupi i sigurimit të Putin që i ka marrë nga dora shishen yllit të MMA për ta kontrolluar.

“Shumë njerëz nuk e dinë, por shishja e parë e uiskit tim ka qenë një dhuratë për Vladimir Putin.

Stafi i sigurimit të Putin është më i miri në botë, këtë e mora vesh edhe unë. Ata morën pak lëng nga shishja, u siguruan se ishte e parrezikshme dhe pastaj ka shkuar te Putin.

Nuk e kam pyetur se si ishte, por jam i sigurt se e ka provuar dhe i ka pëlqyer.”

Lajme të tjera

Lajmet e fundit