McGregor: Respekt për Donald, në kafaz nuk ka miq, do derdhet gjak

16 Janar 2020
8:39
Telesport
back button

Conor McGregor dhe Donald Cerrone mëngjesin e sotëm dolën për herë të parë ballë për ballë, gjatë konferencës për shtyp që u zhvillua para eventit UFC-246, që do të zhvillohet më 18 janar në Las Vegas. Gjatë përballjes nuk pati asnjë incident, madje të dy sportistët shtrënguan duart, duke parë si rrallëherë një McGregor të qetë.

Kam respekt për Donald, pasi e ka fituar atë përgjatë gjithë karrierës së tij në artet marciale mikse dhe e kam vëzhguar gjatë. Ai ka bërë gjëra që jot ë gjithë i realizojnë, ka vite këtu dhe ka treguar se ka kurajo. Gjithsesi, kjo është një sfidë dhe do të ketë gjak në kafaz, pasi unë do ta mposht Donald, por nuk do të jetë gjak hakmarrje apo inati mes nesh”, tha McGregor.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit